Site icon PORTALB

LSDM përkrah MPB për aksionin “Monstrum”

LSDM: Vrasësit duhet të identifikohen dhe të dënohen

LSDM: Vrasësit duhet të identifikohen dhe të dënohen

“Gjatë njëzet ditëve të fundit, LSDM në mënyrë të qartë dhe pa dyshim jep përkrahjen e plotë MPB-së dhe shërbimeve të sigurisë që t’i zbulojnë dhe t’i arrestojnë autorët e vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smillkovcë”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankoviq.

Sipas Stankoviq, aksioni do të japë një kontribut të madh për identifikimin dhe sigurimin e dëshmive materiale për zbardhen e tërësishme të këtij krimi.

“E shfrytëzojmë këtë rast që edhe një herë publikisht të potencojmë se edhe më tutje i japim përkrahjen tonë Ministrisë së punëve të brendshme dhe shërbimeve të sigurisë për identifikim të autorëve, sigurim të dëshmive materiale dhe zbardhje të tërësishme të vrasjes së pesëfishtë”, tha Stankoviq.

Zëdhënësi gjithashtu potencoi se ky aksion është mënyra e vetme të ndalohen të gjitha spekulimet dhe që qytetarët përsëri të ndjehen të sigurtë./portalb

Exit mobile version