Site icon PORTALB

Nicole Kidman, çmim për rolin, kritika për veshjen

Nicole Kidman

Nëse ka një vend të përkryer për të veshur fustanet ekscentrike të krijuara nga stilistët e njohur, ai është një nga spektaklet e çmimeve të Hollywood-it, me siguri. Dhe këtë ka bërë Nicole Kidman, në mbrëmjen e  2018 Critics’ Choice Awards, duke shfaqur pasionin e saj për fustane jokonvencionale, duke veshur një model Valentino paksa të çuditshëm, transmeton Revista Class.

Dhe nga komentet në Twitter do mendoni sikur ka bërë krim.

“Përse Nicole Kidman vishet gjithmonë sikur do shfaqet në ndonjë skenë të ribërë retro-futuriste të “little house on the prairie”?”, shkruante dikush.

“Fustani i Nicole Kidman duket si realizimi i Wicked nga ndonjë nxënës”, shkruan një tjetër.

Duket sikur të gjithë këta mendojnë që Critics’ Choice Awards iu referohet kritikave të tyre.

Me materialin e hollë ngjyrë pink, pika kristalesh argjendi, fruda të mëdha dhe bordura dantelle, fustani nuk është, sigurisht, një veshje, që kushdo do e donte për vete, por ajo duket shumë bukur. Vetëm që pak e mendojnë kështu.

“Fustani i Nicole Kidman duket si i Barbie-t tim. Më pëlqen shumë”, shkruan një.

Megjithatë, kemi idenë që Nicole nuk e vret shumë mendjen, çfarë mendojnë të tjerët për veshjen e saj, duke qenë që ajo ka fituar një Critics’ Choice Award, çmimin e disatë për rolin e saj në serialin Big Little Lies, atë natë. Dhe rastësisht ky çmim i kombinohet me kristalet në mënyrë të përsosur.

Exit mobile version