Poeti i njohur kosovar, profesori dhe Rektori i Kolegjit AAB, Prof.dr. Lulzim Tafa është zgjedhur anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, njofton Insajderi.
Këtë vendim Akademia e mori në mbledhjen e fundit të Komitetit të Nominimit.
Lulzim Tafa është njëri ndër poetët tanë më të njohur dhe më të përkthyer, po ashtu është shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare të fushës së letërisë dhe është përfshirë në disa antologji të letërsisë botërore.
Lulzim Tafa nga sot është anëtar i rregullt i kësaj Akademie, ka njoftuar kjo EASA.