Site icon PORTALB

Gabriel: Të bëhet dallim mes marrëveshjes bërthamore dhe strategjisë së Iranit

Zigmar Gabriell

Zigmar Gabriell

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel i bëri thirrje SHBA-së ta trajtojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin nga viti 2015 si çështje të ndarë nga problemi me programin iranian për zhvillim të armëve balistike dhe rolin e Teheranit në luftën civile në Siri.

“Duhet të ndajmë dy punë. Ne duam të ruhet marrëveshja bërthamore me Iranin… dhe rolin strategjik që Irani e ka në rajon”, deklaroi Gabriel në Bruksel para takimit me homologët e tij nga Irani, Britania e Madhe dhe Franca dhe diplomatët më të lartë nga BE-ja.

Gabrieli, i cili hapur e kritikoi politikën e jashtme të SHBA-së pasi Donald Tramp është në funksionin e presidentit amerikan deklaroi se Uashingtoni megjithatë ka pasur të drejtë kur ka shfaqur shqetësim për strategjinë e Iranit në Lindjen e Afërt.

Takimi në Bruksel, organizator i të cilit është Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Frederika Mogerini, mbahet në prag të vendimit të nesërm të Trampit rreth sanksioneve ndaj Iranit, të cilat u ngrinë pas miratimit të marrëveshjes bërthamore iraniane.

Në takim pritet të konfirmohet përkushtimi i Teheranit dhe vendeve evropiane në zbatimin e marrëveshjes.

Sipas përfaqësuesve diplomatik, vendet evropiane do të kërkojnë nga Irani edhe më tej të lejojë inspektime ndërkombëtare në objektet e saj bërthamore. Teherani përgënjeshtron se tenton të prodhojë armë bërthamore në këto objekte, duke pohuar se programi i saj bërthamor ka vetëm karakter të qetë kohor.

“Qëllimi i takimit është të dërgohet porosi deri te Uashingtoni se Irani bashkëpunon dhe është më mirë të ketë marrëveshje bërthamore se sa të izolohet Teherani” deklaroi diplomati evropian.

Exit mobile version