Rreth njëzet qytetarë të përkatësisë kombëtare maqedonase kanë filluar protestë para Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
Protesta është rezultat i pakënaqësive të këtij grupi të qytetarëve për miratimin e ligjit të gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë.
Protestuesit paralajmërojnë që ligjin e gjuhëve do ta dërgojnë në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe të njëtin e cilësojnë si joparimor dhe jokushtetues.
Protesta ishte paralajmëruar se do të mbahet paralelisht me votimin e ligjit të gjuhëve, por ajo filloi pas miratimit.
Përndryshe, me 69 vota “për” dhe asnjë “kundër” apo “të përmbajtur”, në mungesë të VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë është miratuar edhe ligji për përdorimin e gjuhëve.
Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.