Agjencia e Barërave të Maqedonisë ka zbuluar ilaç të falsifikuara në shumë pako farmaceutike, njoftoi drejtori i kësaj Agjencie, Robert Bekirovski, njofton Portalb.mk.
Me ndryshimet e ligjit të ilaçeve që tashmë është në procedurë kuvendore, parashihet që të miratohen masa me anë të së cilave do të rritet kualiteti i barërave që importohen .
“Bëhet fjalë për një bar në shumë pako”, tha Bekirovski.
Sa i takon procedurës që u hap nga Porkuroria Publike në lidhje me barërat e falsifikuara, Bekiri nuk deshi të komentoj: “Për hir të procedurës që tashmë po zhvillohet në Prokurori, nuk është korekte që unë të komentoj”, tha Bekirovski.
Me ndryshimet në ligjin e barërave propozohet që detyrimisht të parashikohet vlerësim profesional i barnave nga ana e komisionit për barna, të hiqet mundësia për lëshim të lejes së përkohshme për vendosjen e barnave në qarkullim dhe të kryhet kontroll të çdo serie të importuar të barnave nga importi paralel.
Shenjat e para të mangësisë së importit paralel të barnave në Maqedoni u shfaqen që kur të sëmurët me diabet ankoheshin për problemet e tyre, si pasojë se insulinat me të cilat furnizoheshin nuk kishin efekt.