Site icon PORTALB

Stefan Vujçiç vesh fanellën e Shkupit

Stefan Vujcic FC Shkupi

Stefan Vujcic FC Shkupi

Skuadra e FC Shkupi sot ka arritur të bëjë edhe blerjen e tretë të afatit kalimtar, duke sjellë në kampin bardh e kaltër mesfushorin gjermano kroat Stefan Vujçiç.
Vujçiç bashkohet me Shkupin pas largimit nga skuadra e Shkëndijës, duke nënshkruan me Shkupin kontratë 6 mujore, me mundësi për të vazhduar edhe një vit tjetër.

Mesfushori me përvojë karrierën e tij e kishte nisur në Gjermani me ekipin e Ligës së Tretë Holstein Kiel, që më pas të afrohet te Raboptniçki në vitin 2010, e më pas transferohet në ligën e parë kroate te inter Zapreshiç. Nga Kroacia Vujçiç përsëri rikthehet në Maqedoni te Rabotniçki me të cilët luajtur tri vite, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës.

Stefan Vujcic, Omer Bunjaku dhe Shefket Demiri

Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni Vujçiç ka një titull kampion me Rabotniçkin, tri herë ka fituar Kupën e Maqedonisë dy herë me Rabotniçkin dhe një herë me Shkëndijën.
Vujçiç është prurja e tretë e Shkupit, pas mbrojtësit Bllagoja Ljamçevski i Pelisterit dhe mesfushorit Rron Broja i Trepça ‘89. Gajtë ditës së sotme pritet firmosja me edhe një futbollist, për të cilin opinioni do të njoftohet përmes faqes tonë zyrtare. /Portalb.mk/

Exit mobile version