Site icon PORTALB

Gjenden granata në Kumanovë

Gjenden dy granata në rrethinën e Kumanovës

Gjenden dy granata në rrethinën e Kumanovës

Policia dje gjeti dy granata të vjetra në komunën e Nogoriçan i Vjetër, në vendin “Ramnishtë”, pas denoncimit të një banori.

Është vërtetuar se bëhet fjalë për një granatë të vjetër e kalibrit 75 mm dhe një minahedhës i vjetër i koordinuar i kalibrit 82 mm, prodhim i panjohur.

Nga policia kumtohet se granatat janë ngritur për procedurë të mëtejshme, kumtojnë nga MPB-ja. /portalb/

Exit mobile version