Site icon PORTALB

Drislla do të furnizohet me filtër uji për furrën që i djeg mbeturinat

Deponia "Drislla"

Deponia Drislla foto nga Bojan Bllazhevski

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) dje informoi, se gjatë mbikëqyrjes të jashtëzakonshme të deponisë Drislla, kanë konstatuar se po respektohet vendimi i ISHMJ-së për mospunim të furrës për diegien e mbeturinave mjekësore, ndërkaq mbeturinat e pranuara mjekësore do të ruhen nëpër kontejnerë, njofton Portalb.mk.

Inspektorati është informuar se në Drislla, është në rrjedhë furnizimi i filtrit të ujit për furrën aktuale djegëse dhe i njëjti do të instalohet në periudhën e ardhshme.

“Nga menaxhmenti është marrë informatë se janë gati të gjitha procedurat dhe dokumentet e nevojshme për furnizimit të furrës së re dhe në pajtueshmëri me marrëveshjen e nënshkruar pritet që pajisja të arrijë deri në fund të prillit. Në afat prej 45dittë do të montohet, ndërkaq qëllimi i furrës do të ishte që përveç djegies së mbeturinave mjekësore të prodhojë edhe energji elektrike. Pritet që puna provuese të punojë gjatë muajit qershor të këtij viti”, thuhet në kumtesën e ISHMJ-së.

Inspektorati gjithashtu është njoftuar se Drejtoria për Siguri të Rrezatimit ka kryer matje të rrezatimit jonizues dhe është konstatuar se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

Exit mobile version