Site icon PORTALB

Të dërguarit e posaçëm takojnë Kurtin dhe Konjufcën në selinë e Vetëvendosjes

Vetëvendosje

Të dërguarit e posaçëm të Evropës Jug-perëndimor, Christian Hellbach nga Gjermania dhe Bertin nga Franca kanë qëndruar në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aty ata kanë zhvilluar një takim rreth një orë me kandidatin për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti si dhe anëtarin e kryesisë, Glauk Konjufca, njofton Klan Kosova.

Asnjëra palë nuk është deklaruar për media pas takimit, për të treguar temat që janë diskutuar.

Dy të dërguarit po qëndrojnë në Kosovë pas iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Exit mobile version