Site icon PORTALB

Nga dita e nesërme hiqen masat kundër ndotjes së ajrit

Shkupi përsëri në fazë të kuqe, ajri i rrezikshëm

Prej nesër do të hiqen masat që janë vendosur për shkak të  rritjes së përqendrimeve të grimcave PM 10 në ajër, njoftoi pasdite Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit  Hapësinor.

“Në pajtim me të dhënat nga  Sistemi Automatik Shtetëror Monitorues për Cilësinë e Ajrit (SSHMCA) më datën 9.01 2018 përqendrimet gjatë ditës të grimcave PM10 janë nën pragun e përcaktuar për alarmim( përqendrimet ditore mbi 200 mg/m3 të paktën në dy pikat e matjes në Shkup dhe një parashikim stabil të motit). Përqendrimi ditor i PM10 prej 200 mg/m3 është tejkaluar vetëm në një pikë matëse në Shkup, ndërsa me këtë episodi me pragun e tejkaluar të alarmimit është ndërprerë, që nënkupton se prej nesër, e enjte 11.01.2018 masat nuk vlejnë”, thuhet në njoftim.

Masat u aktivizuan më 8 janar pasi që dy ditë me radhë u matën mbi 200mg/m3 grimca PM10 në stacionet e matjes në Qytetin e Shkupit respektivisht në stacionet e matjes Lisiçe dhe Rektorat.

Exit mobile version