Barcelona synon të realizojë një tjetër përforcim të ri, pas ardhjes së Philippe Coutinhos nga Liverpool.
“Mundo Deportivo” raporton se brenda orësh ose disa ditësh mund të zyrtarizohet edhe blerja e mbrojtësit Yerry Mina nga Palmeiras.
Mina pret konfirmimin e kalimit të tij te Barcelona gjatë kësaj jave, për t’u prezantua në fillim të javës së ardhshme, përcjell “lajmi.net”.
Barcelona me ardhjen e Minas synon ta kompensojë largimin e pritur të Javier Mascheranos, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.