Site icon PORTALB

Zbulohet identiteti i personit që u gjet në pusetë në Sopishte

MPB

MPB

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka zbuluar identitetin e personit, trupi i të cilit u gjet i pajetë në pusetë në afërsi të fshatit Sopishte.

Siç njoftojnë nga MPB, lidhur me ngjarjen e publikuar më 7 nëntor të vitit të kaluar, për gjetjen e një trupi të pajetë në një pusetë në Qyteti i Diellit (Sonçev Grad), pas hetimeve dhe autopsisë, është konstatuar se bëhet fjalë për personin Z.P (58) nga Shkupi, i cili më herët u shpall i humbur

Trupi ishte gjetur gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në lokacionin Qyteti i Diellit (Sonçev Grad) në fshatin Sopishte.

Sipas ekzaminimeve të bëra, u konstatua se trupi i gjetur nuk ka shenja dhune.

Exit mobile version