Site icon PORTALB

Një gjykatës amerikan e bllokoi vendimin e Trampit për “DACA”

Një gjykatës amerikan e bllokoi vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për ta ndërprerë realizimin e programit me të cilin mundësohet që personat e rinj të cilët kanë hyrë në mënyrë joligjore në SHBA kur kanë qenë fëmijë, të mbeten dhe të punojnë e të mësojnë në mënyrë ligjore në shtet.

Vendimi është i gjykatësit Uilliam Alsap nga San Francisko. Ai vendosi që administrata të vazhdojë me zbatimin e masës “DACA” (Aksion i shtyrë për persona të cilët kanë arritur si fëmijë), me të cilën mundësohet të ashtuquajturit “ëndërrimtarë” të mbeten në vend pa frikën se do të deportohen.

Programi i mbron nga deportimi rreth 800.000 persona dhe u lejon të punojnë dhe mësojnë në SHBA. Ai u vendos nga Barak Obama në vitin 2012.

Në shtator, administrata e Trampit e publikoi vendimin me të cilin shfuqizohet ky program. Mbi 10 shtete amerikane filluan proces gjyqësor kundër kësaj.

Exit mobile version