Site icon PORTALB

DMSH do të punësojë pilotë

Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të punësohen pilotë. Informacioni për nevojën për pranimin në marrëdhënie të rregullt pune të pilotëve në DMSH e miratoi Qeveria në seancën e mbrëmshme.

“DMSH dhe Ministria e Mbrojtjes, e Punëve të Brendshme dhe e Financave morën detyrë që të gjejnë zgjidhje të përkohshme për angazhimin e pilotëve në Drejtori”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

DMSH i posedon tre fluturake për shuarjen e zjarrit (amfibi) të tipit Er Traktor AT-802A Fajr Bos, me kapacitet prej 3.100 litra ujë. Në mbështetjen e flotës së DMSH-së sipas nevojës kyçet edhe ARM-ja me helikopterë të tipit Mi-8/17 me kova për shuarjen e zjarrit me kapacitet prej 2.000 dhe 2.500 litra ujë. 

Exit mobile version