Prodhimi industrial shënoi rënie prej 8,5 për qind në mars në nivel vjetor, pasi më parë ai ra për 8,8 për qind në shkurt, informoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas sektorëve, prodhimi industrial në xehetari dhe nxjerrja e gurit në mars të viti 2012, në krahasim me marsin 2011 shënon rënie prej 4,7 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese prej 6 për qind, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 23,8 për qind.
Sipas grupeve industriale, prodhimi në mars të vitit 2012 në krahasim me marsin e vitit 2011 shënon rënie te energjia për 35 për qind, prodhimet kapitale për 13,6 për qind dhe prodhimet afatgjate për konsumimin e gjerë për 57,2 për qind, përderisa rritje ka te prodhimet e ndërmjetme te energjia për 8,4 për qind dhe te prodhimet afatshkurtër për konsumim të gjerë për 0,9 për qind.
Në nivel të kuartalit prodhimi industrial në periudhë janar-mars të vitit 2012 në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar shënon rënie prej 8,4 për qind. /portalb