Papa Françesku në fjalimin e njohur si “Gjendja në botë” apelon deri te gjithë kombet ta mbështesin dialogun me qëllim që të zvogëlohen tensionet e Gadishullit korean dhe të punohet në ndalesën ligjore obliguese të armës bërthamore.
“Arma bërthamore duhet të ndalohet”, deklaroi kreu i Kishës katolike, duke cituar një dokument të publikuar nga papa Jovani i 23-të gjatë Luftës së Ftohtë.
Papa Françesku potencoi se “nuk mund të mohohet se zjarri mund të fillojë rastësisht ose në kushte të paparashikuara”.
Apeli i papës deri te diplomacitë është një ditë para bisedimeve midis Koresë Veriore dhe Koresë Jugore, të cilat do të orientohen në pjesëmarrjen e sportistëve koreanoveriorë në Lojërat dimërore olimpike në qytetin koreanojugor Pheongçang.
Papa ka bërë thirrje edhe për ruajtjen e status kuosë në Jerusalem, pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp nga fundi i vitit të kaluar solli vendim për njohjen e tij për kryeqytet të Izraelit.
Ai u përqendrua edhe në ndryshimet klimatike, duke iu referuar shteteve për ta respektuar Marrëveshjen e Parisit për zvogëlimin e emisioneve të dioksidit të karbonit.