Site icon PORTALB

Transport publik falas për shkupjanët për shkak të ajrit të ndotur

Foto arkivi

Qyteti i Shkupit ka vendosur transport publik falas për shkupjanët për shkak të ajrit të ndotur. Masën e shpalli kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili theksoi se hyn në fuqi menjëherë dhe se vlen njëlloj për autobusët e NTP dhe për transportuesit privat.

Ai apeloi që qytetarët pa nevojë të mos i shfrytëzojnë automobilat ose nëse duhet t’i shfrytëzojnë, në automjet të voziten më shumë persona dhe kërkoi të mos shfrytëzohen materiale të papërshtatshme për ngrohjen e shtëpive.

Paralajmëroi se Qyteti i Shkupit do t’i ndërprejë të gjitha aktivitetet ndërtimore që janë nën ingerencat e tij dhe rekomandoi edhe kryetarët e komunave tjera ta bëjnë të njëjtën.

Njëherit theksoi se do ta obligojë Ndërmarrjen publike komunale “Higjiena Komunale” t’i pastrojë me ujë rrugët dhe bulevardet të cilat janë në kompetencë të qytetit dhe këtë kërkoi ta bëjnë edhe kryetarët e komunave të Shkupit.

Exit mobile version