Site icon PORTALB

Në një sulm të armatosur në Senegal janë vrarë 13 civilë

Flamuri i Senegalit

Flamuri i Senegalit

Një sulmues i panjohur me armë automatike ka vrarë 13, ndërsa ja lënduar shtatë persona, në një pyll në rajonin e Senegalit, Kasamance, kumtoi Armata.

“Tash për tash nuk dihet se kush e ka kryer sulmin dhe për çfarë shkaqe ka qëlluar mbi civilë, të cilët në pyll kanë mbledhur dru për zjarr”, theksoi zëdhënësi i ushtrisë Abdullah Najde.

Ky rajon në pjesën jugore të Senegalit është strehimore e lëvizjes kryengritëse separatiste, e formuar në vitin 1982, e cila kërkon pavarësi të rajonit nga pjesa veriore e Senegalit.

Exit mobile version