Site icon PORTALB

Nigeria fillon evakuim të madh të qytetarëve të saj nga Libia, ja pse

Libi

Nigeria do të fillojë me aeroplanë t’i mbledhë mijëra qytetarët e saj në Libi, të cilët duan të kthehen në atdhe, deklaroi sot ministri nigerian i Punëve të jashtme, Xhefri Oniema.

Nigerianët janë grupim më i madh kombëtar mes emigrantëve afrikanë, të cilët udhëtojnë në Libi në përpjekje që përmes Detit Mesdhe të arrijnë në Itali.

Pasi që fraksione lokale të armatosura dhe roja bregdetare libiane filluan t’i pengojnë emigrantët të shkojnë nga bregu veriore libian, shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në Libi.

“Dy aeroplanë sot kanë arritur dhe shpresoj që deri në fund të ditës të evakuojmë rreth 800 nigerianë”, theksoi Oniema.

Ai tha se pret që të kthehen gjithsej 5.500 emigrantë, por situata në terren nuk lejon të parashikohet numri i saktë.

Exit mobile version