Site icon PORTALB

Berlusconi ka zgjedhur Guardiolen

Berlusconi ka zgjedhur Guardiolen

Berlusconi ka zgjedhur Guardiolen

Presidenti i Milanit kerkon te sjelle ne krye te kuqezinjve trajnerin qe do te largohet nga Barcelona ne fund te ketij sezoni, por pengesat qe te arrihet ne këtë objektiv janë të shumta.

Ndërsa Allegri ne ndeshjet e mbetura luan shanset e tij për të fituar titullin e dyte radhazi, presidenti i Milan, Silvio Berlusconi po mendon për të ardhmen e skuadrës se tij. Sipas gazetës ‘La Repubblica’ presidenti ka ‘urdhëruar’ administratorin Galliani që të fillojë bisedimet me Pep Guardiola. 

Për momentin duket e pamundur pasi Guardiola ka deklaruar se dëshiron të qëndroje 1 vit pushim.

Tratativat për të bindur Guardiola është i vështirë. Te bindesh spanjollin të rifillojë menjëherë të drejtojë një skuadër duket e vështirë. Një pikë tjetër për tu zgjidhur është paga e Guardiola. Duhen marre parasysh dhe investimet e rëndësishme në afrimet e lojtareve nëse Pep vjen, konkurrenca e klubeve të tjera që e dëshirojnë trajnerin është e madhe. Dhe në fund një problem tjetër për tu zgjidhur. Ibrahimovic. Raporti i Pep me suedezin nuk është i mire dhe nëse spanjolli vjen duhet te largohet Ibra. 

Spanjolli kushton shume por ai punon me lojtarë të rinj. Milan mund të fillojë të punojë shume me sektorin e të rinjve dhe në të ardhmen mund të kursejë por duhet kohë. Guardiola kërkon kohë. 

Galliani ka filluar ndërkohë të tentojë të flasë me Guardiolën, nëse spanjolli do të vijë mbetet për tu parë. /au.sport.yahoo

Exit mobile version