Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas publikimit të librit të Michael Wolff ku bihet në dyshim shëndeti mendor i kreut të Shtëpisë së Bardhë. Trump shkruan se ai nuk është inteligjent por thjesht një gjeni.
“Nuk jam inteligjent, jam një gjeni”.
Trump shkruan se si nga një sipërmarrës i suksesshëm u bë një yll televizioni, dhe më pas president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në përpjekjen e parë dhe kjo sipas tij nuk është meritë e një njeriu inteligjent por e një gjeniu.
Sipas Trump dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton ishte përpjekur të luante këtë lojë.
Duke e cilësuar si një të korruptuar Trump thotë se Clinton dogji duart duke luajtur me zjarrin, ndërsa karta e tij më e fortë mbetej pikërisht inteligjenca e lartë.
LEXO: Libri skandaloz “Zjarr dhe Furi” që zemëroi Trampin: E quajnë analfabet dhe shumë detaje tjera