Site icon PORTALB

Tiranë, zjarr në banesë: humb jetën një njeri

Ilustrim

Një 85-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij në rrugën “Frosina Plaku” të Tiranës është përfshirë nga flakët.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se zjarri ka rënë pasi ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit është asfiksuar i moshuari me inicialet S.N., i cili jetonte i vetëm, njofton TCH.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Exit mobile version