Për një kohë shumë të gjatë është përfolur që Flor Mumajesi është në një lidhje me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiun, ndonëse as njëri as tjetri nuk e pohuan kurrë diçka, por duket se erdhi moment i shumëpritur, shkruan Class.
Flori së bashku me grupin e tij janë zhvendosur në Prishtinë për koncertin e radhës dhe si për rastësi ose jo, aty ka qenë e pranishme dhe Liberta për të fesuar ditëlindjen. Nuk kishte si të mungonte një urim i ngrohtë nga djemtë e “Threedots”, por urimi më i veçantë erdhi nga vetë Flori, i cili këngën e ditëlindjes e shoqëroi me një dedikim për parteren e tij (mendojmë që tashmë nuk e kami gabim nëse e quajmë kështu)
“Gëzuar ditëlindjen, jam me fat që të kam”, dëgjohet teksa thotë Flori dhe Liberta e cila emocionohet nga fjalë të tilla.
Blitz.al shkruan se videoja është shpërndarë në rrjete sociale nga Alaudini, gazetari i njohur i “NIN”, një nga miqtë e ngushtë të moderatores, vendin e të cilit e zuri pikërisht Flori për të drejtuar “NIN festiv” natën e dy janarit.
Koha kur nuk e konfirmonin lidhje tashmë i përket së shkuarës, tani jemi në epokën që i bëjmë dedikime dashurie (pak a shumë si Elgiti me Klean)…duhet të ishim mësuar tashmë, por jo.