Të enjten në krahinën kineze Anhui lindi fëmija gjigand me peshë 6.3 kilogramë. Bëhet fjalë për një të posa lindur që është shndërruar menjëherë në yllin e spitalit ku mjekët, infermierët dhe të afërmit u kujdesën për të teksa pacientët e tjerë kureshtarë nxituan ta shihnin.
Nëse e afron atë pranë fëmijëve të tjerë të lindur në të njejtën ditë vihet re ndryshimi i madh trupor mes tyre. Më siguri fëmija e ka marrë prej së ëmës peshën trupore, pasi vetë nëna e tij peshon 110 kilogramë.
Gruaja ka rrëfyer se kur ishte shtatzënë të gjithë i thonin se do të lindte së paku 2 ose 3 binjakë, për shkak të madhësisë së pazakontë të barkut. Në ndërkohë mjekët po e mbajnë fëmijën nën kontroll për tu siguruar që ai nuk ka probleme me shëndetin./presskosova