Me moton “T’u ndihmojmë fëmijëve me problem në të folur”, shoqata “Interakcia Plus” nga Shkupi organizon aksion me kontrolle logopedike dhe defektologjike falas për fëmijët nga të gjitha moshat, i cili do të zgjat deri më 5 shkurt, njofton Portalb.mk.
Në kontrolle do të bëhet diagnostikimi logopedik dhe defektologjik nga ana e logopedëve dhe defektologëve të diplomuar me anë të aparateve dhe metodave moderne.
Nga shoqata thonë se qëllimi i aksionit është që të mos ngelet asnjë fëmijë i pa-kontrolluar dhe të ketë më pak fëmijë me probleme në të folur.
Për caktimin e terminit dhe informata shtesë, qytetarët e interesuar mund të telefonojnë në këto numra: (071) 973 362 и (078) 245 484, çdo ditë pune nga 13:00 deri në ora 20:00.