Site icon PORTALB

Një bombë artizanale është gjetur në oborrin e një hoteli afër Selanikut

Policia greke ka gjetur një bombë artizanale në oborrin e një hoteli në vendin Oreokastra në afërsi të Selanikut.

Siç njoftoi ANA-MPA, policia ka intervenuar pasi që ka marrë thirrje telefonike se në oborrin e hotelit është vërejtur “një send i dyshimtë”.

Pas zbulimit të bombës janë thirrur pjesëtarë të njësitit special çmontues të armatës greke, të cilët kanë kryer shpërthim të kontrolluar.

Policia tash për tash nuk ka njohuri se si bomba është gjendur në oborrin e hotelit.

Exit mobile version