Site icon PORTALB

Bullgaria me ambasador të ri në Maqedoni

Mandati i zgjati vetëm 10 muaj, ish ambasadori bullgar  Rakovski Lashev

Mandati i zgjati vetëm 10 muaj, ish ambasadori bullgar Rakovski Lashev

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të pranojë letrat akreditive të ambasadorit të ri bullgar në Maqedoni, Ivan Velikov Petkov.

Bullgaria në Maqedoni nuk ka ambasador tash  një vit pasi që ambasadori i fundit, Rakovski Lashev u kthye në Sofje, në maj të vitit të kaluar, vetëm 10 muaj pas qëndrimit në Maqedoni.

Lashev ndërpreu mandatin pasi Komisioni i lustrimit në Bullgari vërtetoi se ai kishte qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete gjatë komunizmit.

/Portalb/

Exit mobile version