Site icon PORTALB

Janë hapur të gjitha vendkalimet kufitare mes Kurdistanit Irakian dhe Iranit

Tre vendkalimet kufitare mes Iranit dhe Kurdistanit irakian janë hapur, kumtuan sot përfaqësues të Teheranit dhe Erbilit.

Teherani, paraprakisht i mbylli të tre vendkalimet kufitare në kërkesë të Bagdadit, pasi nga fundi i shtatori në Kurdistanin irakian u mbajt referendum për pavarësi.

Bëhet fjalë për vendkalimet kufitare Pervezhan, Bashamak dhe Haxhi Omran.

Mbyllja e vendkalimet kufitare kishte pasoja negative për ekonominë e Kurdistanit irakian. 

Exit mobile version