Site icon PORTALB

Skënderbeu i jep fund pushimeve, nesër grumbullohen në Durrës

Lojtarët e Skënderbeut

Lojtarët e Skënderbeut

Skuadra e Skënderbeut i jep fund pushimeve për festat dhe mbylljes së vitit kalendarik. Nesër korccarët do të grumbullohen në Durrës ku do të kryejnë disa ditë stërvitje. Më pas bardhekuqtë pritet të udhëtojnë drejt Antalias ku do të zhvillojnë fazën përgatitore të cilat do të zgjasin deri në dy javë.

Daja akoma nuk e ka gati listën e futbollistëve që do të ketë të gatshëm në Turqi. Kujtojmë që Nespor dhe Shkodra pritet të zgjidhin kontratën me konsensus dhe me siguri do të mungojnë në këtë listë.

Gjithashtu Lulaj dhe Gripshi pritet të huazohen nga klubi korçar e nuk dihet nëse do të udhëtojnë drejt Turqisë.

Exit mobile version