Shkëlqeu ndaj Interit, Lacio falenderon Thomas Strakoshën

Thomas Strakosha u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes në përballjen ndaj Interit. Shqiptari i mohoi një gol të sigurt mesfushorit kroat Ivan Perisiç në pjesën e parë.

Sikur të mos mjaftonin vlerësimet e marra në rrjetet sociale nga tifozët e ndryshëm dhe portalet italiane, edhe vetë klubi bardhekaltër, nëpëmrjet rrjeteve sociale ka komplimentuar paraqitjen e Strakoshës.

“Komplimente Thomas Strakosha, je ti MVP (shkurtim për Lojtari më i vlefshëm) i Inter-Lacio”, shkruante klubi duke e shoqëruar postimin me pritjen e portierit kuqezi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button