Të paktën 239 persona humbën jetën në aksidentet në Tajlandë gjatë periudhës së Vitit të ri nga 28 deri në 31 dhjetor, njoftoi DPA.
Këto janë katër ditët e periudhës shtatëditore ku pritet që incidentet në rrugët në Tajlandë të arrijnë “pikun”, përcjell MIA.
Numri i viktimave këtë vit është shumë më i vogëll se në të njëjtën periudhë vjet kur humbën jetën 280 persona.
Gjithsej shtatë ditët e vitit të kaluar numri i viktimave arrit 478. Pothuajse gjysma e aksidenteve janë për shkak të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Një e katërta janë për shkak të shpejtësisë të papërshtatur.