Site icon PORTALB

“Bashkohu” përkrah protestën për veriun

“Bashkohu” përkrah protestën për veriun

“Bashkohu” përkrah protestën për veriun

Lëvizja “Bashkohu” po përcjell me vëmendje zhvillimet politike sociale dhe ekonomike të Kosovës, gjithashtu paralajmëron edhe popullin e Kosovës për një rrezik që po i kanoset vendit dhe qytetarëve të saj.

Duke e parë ketë rrezik, lëvizja “Bashkohu”, në mbledhjen që ka mbajtur me kryesinë e saj, ka vendosur te përkrahë protestën për zhvillimet në veri, të organizuar nga Nexhmedin Spahiu. Prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që me 24 prill t’i bashkangjiten kësaj proteste, e cila thërret për ta mbrojtur integritetin , sovranitetin dhe qytetarët shqiptarë në pjesën veriore të Kosovës, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja “Bashkohu”.

Lëvizja “Bashkohu” gjithashtu kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos bëjë marrëveshje që dëmton popullin e Kosovës, përkatësisht etninë shqiptare dhe dënon çdo marrëveshje që bëhet si rezultat i presionit në dëm të qytetarëve të Kosovës . /Telegrafi/

Exit mobile version