Dikur ishin aleatë, tani janë në pozicione të kundërta. Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk i kanë kursyer batutat njëri-tjetrit në daljet e fundit politike për këtë vit, transmeton Top Channel.
Presidenti Ilir Meta: Asnjëherë nuk kam menduar që mund të votohej në këtë mënyrë kaq të panevojshme.
Kryeministri Edi Rama: Letra (e Metës) është njësoj si një heqje këpucë, por në këtë rast me letër.
Presidenti Ilir Meta: Ju prisni që unë të them që kjo goditje me çizme është biblike, siç thotë doktori?!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi: Unë nuk e shaj asnjëherë Ilir Metën. Unë e kritikoj, sepse Ilir Meta ka pak gabim që na ka lënë këtë Kryeministër që nuk e meriton të jetë Kryeministër i shqiptarëve.
Presidenti Ilir Meta: Unë nuk mund të komentoj zonjën Kryemadhi.
Kryeministri Edi Rama: Të gjithë e kanë votuar! Kishin këmbët në një këpucë, prandaj gjuajnë me një këpucë tani.
Monika Kryemadhi: Do të jetë shumë e vështirë për mua që të eci në gjurmët e Ilir Metës për të pasur një parti të fortë, një parti të organizuar.
Kryeministri Edi Rama: Ilir Meta është politikan. Monika është thjeshtë e shoqja e Ilir Metës, nuk ka asnjë lidhje.
Monika Kryemadhi: Nga Skrapari i bukur dhe i mrekullueshëm, nga Skrapari i njerëzve trima dhe guximtarë i bëj thirrje Edi Ramës të largohet sa më shpejt.
Kryeministri Edi Rama: Monika gjithmonë e më shumë më kujton Eleonorën e Selitës se Avni Rustemin. Nuk kam një dhuratë në adresë të Lulzim Bashës për këtë vit. Ai më beson, por ka frikë! Është artist, është djalë i mirë, por nuk jemi jemi miq. Kështu që, jemi shokë!
Presidenti Ilir Meta: Dihet që është një raport i veçantë (me Berishën). Ka një afeksion.