Site icon PORTALB

Vasili ironizon Ramën: Kohë festash! Qentë e plakur po gërmojnë kazaneve për ndonjë kockë

Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama. Edhe në prag të vitit të ri, Vasili nuk ka nguruar të sulmojë kreun e qeverisë  duke e krahasuar madje dhe me “qentë e kazaneve”, transmeton Blitz.al.

“Qentë e plakur e të tredhur nga matufepsja i lehin vetes dhe pastaj gërmojnë kazanet e plehrave për të gjetur ndonje kockë apo kafshatë ushqim.

Kemi dhe në një të tillë në krye të qeverisë, që rron mbi plehra, gërmon ndër plehra dhe leh, flet e ha plehra.  T’i hajë gëzuar! Kohë festash është…”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

Exit mobile version