Site icon PORTALB

Veseli: Specialja, as gëzim as frikë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kadri Veselit i ka mbetur hatri pse Kuvendi që e drejton nuk arriti ta fusë në rend dite nismën e 34 deputetëve që të premten e kaluar kërkonin shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Këtë çështje ai e zuri në gojë edhe një javë më vonë, kur e mblodhi Këshillin Drejtues të PDK-së në tubimin përmbyllës.

Ani se nuk specifikoi me emër në këtë akuzë, ky tha se nuk po shihet gatishmëri për ta kundërshtuar Specialen, njofton Klan Kosova.

Veseli që është vetë një ish pjesëtar i UÇK-së tha se bashkëluftëtarët e tij nuk duhet t’ia kenë frikën Speciales.

Exit mobile version