Site icon PORTALB

Meteorologët parashikojnë mot të ftohtë në natën e ndërrimit të viteve

Moti sot

Reshjet e shiut do të vijojnë edhe për përgjatë ditës së premte për t’i lënë vendin më pas motit të kthjellët. Ky është parashikimi që vjen për ditët e fundit të këtij viti: “Në mbrëmje dhe gjatë ditës së premtes presim që pjesa më e madhe e zonës malore të marrin reshje dëbore dhe pjesa tjetër e territorit, kryesisht bregdeti dhe Ultësira Perëndimore, të kenë reshje të pakta dhe të përkohshme” – thotë  për Tv Klan meteorologia Tanja Porja, transmeton Revista Class.

Sipas meteorologëve, i ftohti do të vijojë edhe në ditët e para të vitit të ri. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm përgjatë dy ditëve të fundit, por parashikohet të bien edhe më shumë, duke bërë që dita e fundit e vitit të jetë e akullt dhe me vlera nën zero. Ndërsa dita e parë e 2018-ës do të rikthejë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit.

Exit mobile version