Të tre pushtetet duhet të jenë të pavarura dhe politika nuk guxon të vë dorë dhe të veprojë kundër pavarësisë së ligjvënësve në Kuvend ose ndaj gjykatësve në pushtetin e tretë, vlerësoi Sllagjana Taseva nga “International transparency”. Të gjitha ndikimet që ishin të dukshme dhjetë vitet e kaluara duhet të ndalojnë dhe institucionet të ndalojnë duke punuar në interes të personave ose grupeve të vogla, njofton Portalb.mk.
Taseva sot theksoi se Maqedonia e ka filluar vitin 2017 me një rrugë historike në perceptimin e korrupsionit. Sfida më e madhe është për prokurorin e ri publik i cili duhet të fillojë me punë dhe me zbardhjen e rasteve që me vite janë në fazën parahetimore, ndërsa fshehin krimin serioz dhe korrupsionin. Përveç kësaj, më në fund të funksionojë edhe konfiskimi i pasurisë që është fituar në mënyrë joligjore.
Për luftën kundër korrupsionit Taseva propozon edhe reforma në komisionin e antikorrpsionit që deri tani nuk është i bindshëm në opinion se i zbulon funksionarët me duar të përlyera.