Site icon PORTALB

Aksident në Bit Pazar, ndërroi jetë një grua

Një autobus i Ndërmarrjes Publike të Komunikacionit e ka goditur një këmbësore e cila ka qenë duke kaluar nëpër rrugë në afërsi të Bit Pazarit, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një grua të moshuar e cila nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia gjendet në vendin e aksidentit dhe po kryen ekspertizën për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti.

Exit mobile version