Site icon PORTALB

Në Tabanoc është arrestuar një person i cili duhet të vuajë dënimin me burg

Vendkalimi kufitar "Tabanoc"

Vendkalimi kufitar "Tabanoc"

Një person është arrestuar dje në vendkalimin kufitar Tabanoc, pasi polica kufitare ka konfirmuar se gjendet në listën për vuajtjen e dënimit me burg.

Kompetentët, siç kumtoi MPB-ja, dje në vendkalimin kufitar gjatë kontrollit të pasaportës kanë konstatuar se personi V.SH. (64) nga fshati Vevçan gjendet në STOP-listën për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre muajve.

Dënimi i është shqiptuar për vepër të kryer penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në pajtim me nenin 292 nga Kodi Penal.

Personi është privuar nga liria dhe me vërtetim u është dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme.

Exit mobile version