Site icon PORTALB

Mjegull në Strugë, Strumicë, Negotinë dhe Demir Kapi

Moti sot në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata, ndërsa në vendet më të larta edhe në viset malore nëpër vende vende të lagështa.

Është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri 100 metra për shkak mjegullës rreth Strugës, Strumicës, Negotinës dhe Demir Kapis. Reshje të dobëta të shiut ka në Dibër.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Exit mobile version