Site icon PORTALB

Shkupi e humbi në fund ndeshjen nga Kozhuvi

KB Shkupi - KB Kozhuvi

KB Shkupi - KB Kozhuvi

Në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të basketbollit në Maqedoni, skuadra e KB Shkupi nuk arriti të shënojë fitoren e tretë para publikut të vet në palestrën “Shaban Tërstena” në Çair.

Kundërshtarë kishte ekipin e Kozhuvit nga Gjevgjelia, ekip kjo që gjithashtu kishte vetëm dy fitore në këtë sezon. Ndeshja pothuajse gjatë gjithë kohës ishte e barabartë, me ndryshim të epërsisë kohë pas kohë.

Interesante ashtu edhe siç pritej ishte çereku i katërt, kur vetëm dy minuta para fundit rezultati ishte i barabartë 61:61, por në këtë moment basketbollisti mysafir, Miladin Pekoviq shënoi për tri pikë për shkëputje. Më pas deri në fund Shkupi humbi disa raste tjera, që në fund ndeshja të përfundon me rezultat të ngushtë 67:69.
Shkupi mbetet në pozitën e poshtme të tabelës, ku së bashku me Pelisterin kanë vetëm nga dy fitore./Portalb.mk/

Exit mobile version