Qeveria e Venezuelës njoftoi se ka liruar 80 njerëz të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare rrugore dhe veprimin e arsyetoi si një gjest të vullnetit të mirë me rastin e Krishtlindjes Katolike.
Trembëdhjetë të burgosur të liruar u shfaqën në televizion shtetëror, ndërsa përfaqësuesja e lartë Delsi Rodrigez u uroi Krishtlindje të gëzuara, njofton BBC.
Ndër të parët që janë liruar janë Alfredo Ramos, ish prefekt i Iribarenas dhe profesori Karlos Perez të cilët në burg kaluan më shumë se tre vjet. Kreu i opozitës Leopold Lopez mbeti në arrest shtëpiak në Karakas. Krerët e opozitës akuzojnë presidentin Nikolas Maduro se përdor taktikë të ashpër për të kontrolluar figurat e opozitës dhe angazhohen të burgosurit që të lirohen në negociata me Partinë Socialiste në pushtet.