Site icon PORTALB

Sulm vetëvrasës në Kabul, gjashtë persona të vdekur

Kabul, foto arkivi

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur sot afër Agjencisë Kombëtare për Inteligjencë në Kabul, duke lënë të vdekur gjashtë civilë, kanë thënë forcat e sigurisë, transmeton REL.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ka thënë se sulmi ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, afër hyrjes së kësaj agjencie.

Selia e ambasadës amerikane dhe ajo e NATO-s gjenden po ashtu në këtë zonë.

Zëdhënësi i ministrisë për Shëndetin Publik, ka thënë se tre persona janë lënduar dhe dërguar në spital për trajtim.

Forcat e sigurisë kanë mbyllur rrugën kryesore që të dërgon tek kjo zonë.

Një tjetër zëdhënës i ministrisë së Brendshme, Najib Danish i ka thënë agjencisë AFP, se gjashtë civilë janë vrarë derisa ishin duke udhëtuar me makinën e tyre kur sulmuesi që po ecte në këmbë ka aktivizuar bombën.

“Ende nuk e dimë cakun e sulmit, mirëpo ka ndodhur në rrugën kryesore”, ka thënë zëdhënësi Danish.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Talibanët dhe militantët e grupi ekstremist, Shteti Islamik kanë kryer disa sulme në Kabul në të kaluarën.

Exit mobile version