Site icon PORTALB

Indonezi, katolikët presin Krishtlindjet me masa të forta të sigurisë

Besimtarët katolikë të mbarë botës sonte presin Krishtlindjet, ndërsa me këtë rast në kryeqytetin indonezian, Xhakartë, janë marrë masa të ashpra të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat speciale policore sot janë angazhuar në kontrollin e brendësisë dhe oborrit rreth katedrales në Xhakartë, në të cilën sonte priten mijëra besimtarë në meshën në mesnatë.

Para qendrës tregtare “Central Park” është vendosur një bredh i madh i Krishtlindjes, ndërsa pikërisht në këtë shesh do të organizohet “fishekzjarri tradicional.”

Indonezia është vendi i katërt më i populluar në botë ku shumica e banorëve janë muslimanë, ndërsa pakica e krishtere përbën rreth dhjetë për qind të popullsisë.

Exit mobile version