Dy motra të moshës 24 dhe 16 vjeçe që para dy muajve kanë ikur nga shtëpia e tyre dhe prej atëherë nuk asnjë gjurmë nga ato. Rasti është paraqitur dje në polici, njofton Portalb.mk.
“Xh.S (61) nga fshati Sellcë i Tetovës dje ka denoncuar se para dy muajve nga shtëpia janë larguar vajza e saj G.E (24) nga fshati Senakos, e cila me vete e ka marrë edhe motrën e saj 16 vjeçe. Po merren masa për gjetjen e vajzave”, informojnë nga MPB.