Site icon PORTALB

Recital i pianistit Arda Mustafaoglu

Arda Mustafaoglu

Pianisti i ri Arda Mustafaoglu sonte nga ora 19:30 do të mbajë recital solistik në sallën për koncerte të Qendrës shtetërore shkollore muzikore të baletit (QSHSHMB) “Ilija Nikollovski-Luj”. Në program do të jenë veprat nga Skarlati, Rahmanjinov, Prokofjev.

Pesëmbëdhjetëvjeçari Mustafaoglu është një prej pianistëve më të talentuar nga Maqedonia. Këtë vit ka fituar shumë çmime në garat ndërkombëtare për piano në Serbi, Itali, Bullgari, Turqi dhe Belgjikë. Ka pasur performanca në koncerte në Itali dhe Gjermani, koncert solistik në Shtip dhe koncert në Filarmoninë e Maqedonisë.

Recitali mbështetet nga Ministria e Kulturës. Hyrja për vizitorët është falas.

Exit mobile version