Site icon PORTALB

Haradinaj urgjentisht te Thaçi në Presidencë

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj urgjentisht ka shkuar në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Koha Ditore kishte raportuar se pikërisht Thaçi e Haradinaj po qëndrojnë prapa urdhrit ndaj Shoqatave të Veteranëve të UÇK-së që të mbledhin nënshkrime për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara. Të dy e kishin mohuar në deklaratat e tyre publike.

Në anën tjetër, sot, 43 deputetë të shumicës kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara. LDK, Vetëvendosje e përfaqësuesit e pakicave në Kryesi nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, për të bërë kësisoj që të mos ketë kuorum.

Exit mobile version