Site icon PORTALB

Haradinaj dhe Rama janë kryeministra me paga më të larta në rajon

Haradinaj - Rama

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka pagë më të lartë në krahasim me të ardhurat personale të kolegëve të tij në rajon.

“Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që akoma vazhdon të jetë i izoluari. Pavarësisht kësaj, Ramush Haradinaj, është kryeministri i vetëm që e ka pagën më të lartë krahasuar me homologët e tij nga rajoni”, konstaton portali Albeu në shkrimin me titull “Turp: Rama dhe Haradinaj me paga më të larta në rajon”.

Sipas portalit, bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga vetë Haradinaj, rroga e tij mujore do të jetë 2.950 euro.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pagën mujore e ka 1.700 euro. Katërqind euro më të vogël sesa të Ramës, 1.300 e ka kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev,  kryeministri malazez Dushko Markoviq merr 1.130 euro, ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiq paguhet vetëm 1.000 euro në muaj”, njofton portali.

Exit mobile version