Site icon PORTALB

Iran: Arrestohen 230 të rinj për pjesëmarrje në ahengje

Iran

Iran

Policia në Iran ka arrestuar 230 djem dhe vajza, të cilët po festonin në ahengje të ndryshme në Teheran.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve iraniane, ka raportuar se policia në Teheran, më 21 dhjetor, ka arrestuar 140 të rinj, të cilët po festonin në periferi të kryeqytetit dhe 90 të tjerë, në lagjet e pasura në veri të qytetit. Të rinjtë janë arrestuar teksa po vallëzonin dhe pinin alkool, transmeton REL.

Pirja e alkoolit dhe ndejat ku marrin pjesë burrat dhe gratë është e paligjshme, sipas ligjit islamik, që është në fuqi në Iran.

Shefi i policisë së moralit, Zolfaghar Barfar, ka thënë droga psikotrope dhe alkool janë konfiskuar gjatë këtij aksioni policor.

Ai ka thënë po ashtu se “disa këngëtarë” janë po ashtu në mesin e të arrestuarve.

Exit mobile version